
Kantina Kallmeti u themelua në vitin 2006 nga tre vëllezerit Gjini në zemër të vendlindjes të tyre, në Kallmet të Lezhës.
Fokusi i Kantinës Kallmeti ka qënë dhe vijon të mbetet padyshim cilësia. Vera prodhohet tërësisht nga rrushi Kallmet, kultivuar në zonën e tij të origjinës dhe fshatrat përreth. Një pjesë kultivohet në kodrat e mrekullueshme te Bukmirës në lartësi mbi 500 m mbi nivelin e detit.
Kallmeti është një zonë përgjithësisht kodrinore ku lidhen në mënyrë harmonike fusha e Zadrimës me malin e Velës. Ndodhet 11 km nga qyteti i Lezhës, 18 km nga bregdeti I Shëngjinit dhe 55 km nga Tirana. Dallohet si zonë me traditë të hershme në kultivimin e rrushit.
Rrushi Kallmet është varietet autokton shqiptar, unik e me cilësi të larta për prodhimin e verës. Ky rrush ka marre emrin nga fshati Kallmet pikërisht për shkak të pershtatjes së tij të përkryer me këtë territor.
Përveç verës, prodhime të tjera të Kantinës Kallmeti janë edhe Rakia e rrushit dhe Vaji i Ullirit.