Crafts

Mjeshtëria e zejes është zhvilluar për shekuj me rradhë në vendin tonë. Zanafilla mendohet në shekujt XIV-XV ku kryesisht janë prodhuar objekte kulti si dhe pajisje për banesa, enë e orendi të kushtueshme. Por hovin kjo teknologji e arriti më vonë duke pasuruar më shumë ornamentet dhe aksesorët e veshjeve. Një vend të rëndësishëm në prodhimin e zejeve zënë argjendarët, kovaçët, lëkurëpunuesit, bakërpunuesit, drugdhëndësit, armëpunuesit dhe mjeshtri të tjera. Disa nga zejet më të zakonshme janë enët e përdorimit të përditshëm, si pjata, tepsi, enë uji, kupa argjendi, karrige ose objekte të punuara në dru, objekte qeramikë, porcelani, metali etj.

Zeen is a next generation WordPress theme. It’s powerful, beautifully designed and comes with everything you need to engage your visitors and increase conversions.

en_USEN