Arbëresh, the peaceful "conquerors" of Italy.

Jeta e arbëreshëve të Italisë është histori e qëndresës dhe e mbijetesës së tyre ndër shekuj, duke na sjellë sot  në kohët moderne, të gjallë e të freskët gjuhën arbëreshe, kulturën, doket e zakonet, si dhe besimin e tyre si pasuri e çmuar shpirtërore dhe si shprehje e spikatur e identitetit të tyre në një botë që po shkon me shpejtësi drejt globalizimit dhe rrafshimit të veçorive kulturore të pakicave.

Në një vështrim historiko-kulturor, në librin e tij Arbëreshët midis realitetit dhe mititshkrimtari Fatmir Toçi dëshmon se numërohen mbi 500 vendbanime me gjurmë arbëreshe, jo 50 siç njihen zyrtarisht sot.

Arbëreshët në kushtet e vështira të emigrimit morën me vete në atdheun e ri kulturën, ku përveç gjuhës, ritit e zakoneve, përfshihet edhe imazhi dhe dijebërja e veshjeve të tyre më të mira nga vende të ndryshme të mëmëdheut, të cilat i ruajtën dhe i zhvilluan përgjatë shekujve.

Kostum Arbëreshe

Veshja popullore promovonte qëndrueshmërinë e grupit etnik, si duke ruajtur kufijtë midis grupit dhe individit, ashtu edhe duke na treguar përkatësinë brenda komunitetit, si një vlerë e përbashkët e tyre. Këto veshje krijojnë imazhin e një komuniteti, nëpërmjet formave dhe ngjyrave të pëlqyera e të pranuara nga të gjithë.

Shtegtimi dhe qëndresa shekullore e arbëreshëve për të ruajtur identitetin e tyre ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e studiuesve, por edhe të njerëzve të thjeshtë.

Kostumet e traditës Arbëreshe janë veshje me pëlhura shumëngjyrëshe, me qëndisje në ar e argjend që shënojnë një pasuri të larmishme të krijimtarisë kulturore arbëreshe.

Në Fondin tonë etnografik kemi modele të mrekullueshme të veshjes së gruas arbëreshë.

Në mbrojtje të identitetit arbëresh, Republika italiane mbron gjuhën dhe kulturën e popullsive ku sipas ligjit, ndër to, gjuha e vjetër shqipe (arbëreshë) gëzon të drejtën e mësimit në shkolla me popullsi arbëreshë, të mbrojtjes përmes institucioneve të veçanta universitare dhe bashkiake, të përdorimit si gjuhë zyrtare në organet bashkiake në komunat arbëreshë etj.

Zeen is a next generation WordPress theme. It’s powerful, beautifully designed and comes with everything you need to engage your visitors and increase conversions.

en_USEN