Stolitë

Mjeshtëria e punimit të stolive prej argjendi e ari e ka zanafillën që në kohë të lashta, po ashtu dhe prerja e monedhave. Objektet më të zakonshme që punonin mjeshtërat argjendarë ishin stoli zbukurimi për veshje, zbukurime armësh, enë, pafta apo orenditë e luksit. Materiali i përdorur për stolitë e veshjeve ishte kryesisht ari dhe argjendi i kombinuar me gurë shumëngjyrësh të cilët ndërthuren në kompozime të ndryshme. Kryesisht për femra realizoheshin punime si varëset në formë trekëndëshi, monedha argjendi që varen në kapele, gjerdanë etj. Ndërsa për meshkuj, bie në sy prodhimi i kopsave (sumbullave) prej argjendi për zbukurimin e xhamadanëve, qostekë (zinxhirë) të formave të ndryshme, unaza, pafte prej argjendi, çibukë si dhe zbukurimet apo mbajtëset për armët të cilat gjithashtu konsideroheshin si stoli.

Zeen is a next generation WordPress theme. It’s powerful, beautifully designed and comes with everything you need to engage your visitors and increase conversions.

sqSQ