Artizanati

Artizanati është i pasur dhe i larmishëm duke patur zanafillë të hershme në vendin tonë. Mjeshtrit popullorë shqiptarë përveç përpunimeve të gurit, drurit, metalit, argjendit e arit kanë zhvilluar një mjeshtëri të jashtëzakonshme në endjen, përpunimin dhe qëndisjen e pëlhurave të ndryshme. Veshja e papërsëritshme kombëtare është fryt i mjeshtërisë së tyre. Por, nuk mund të mungojnë mjeshtrit e prodhimit të qylymave, perdeve, mbulesave të qëndisura për tavolina, çentrove, shamive, këllëfëve, çarçafëve etj. Ata janë mjeshtër të përpunimit të pëlhurave , mëndafshit natyror, të pambukut, të leshit dhe të lirit plot simbolikë në çdo punim dhe dekoracione shumëngjyrëshe.

Zeen is a next generation WordPress theme. It’s powerful, beautifully designed and comes with everything you need to engage your visitors and increase conversions.

sqSQ