Në Zemrën e Traditës
historia jonë
Rreth Nesh
SiCRED Distribution u themelua në Tiranë në datë 08.02.2021, si një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe kapital privat, e zotëruar në masën 100% nga shoqëria SiCRED sh.a.
Përgjatë viteve, themeluesi jonë SiCRED ka qënë iniciator dhe mbështetës i ideve novatore. SiCRED Distribution ka lindur si një projekt me rëndësi të veçantë në krijimin e vlerave ekonomike dhe sociale, duke u përqëndruar në biznesin artizanal. Duke u mbështetur në një eksperiencë të gjatë profesionale, shoqëria synon krijimin një rrjeti të sigurt dhe të besueshëm shpërndarje në tregjet vendase dhe të huaja për këto produkte krejt unike; krijimin e e partneritetit me komunitetin, me biznesin, me institucionet dhe organizatat.
Me dëshirën për t’ju kthyer “Në zemrën e traditës” emri SiCRED Distribution do përcjellë besueshmëri, duke ju ofruar më të mirën për klientët.
Misioni ynë
Të kemi rol të veçantë në zhvillimin ekonomik të sektorit duke ofruar zgjedhje konkurruese dhe me shërbimin tonë të përmirësojmë përqasjen ndaj vlerave kulturore.
Vizioni ynë
Të jemi lider në fushën e tregtimit të veshjeve dhe punimeve artizanale, me vizion për rritje të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit.