SiCRED Distribution, shoqeri e cila operon ne fushen e tregtimit dhe promovimit te artizanatit shqiptar, pjese e familjes SiCRED, kërkon të punësojë “Specialist/e Administrimi”
Kërkesat e përgjithshme kualifikuese si më poshtë:
- Të ketë mbaruar studimet e larta në njërën nga degët e fakultetit të ekonomisë;
- Të ketë aftësi komunikimi dhe të punuari në mënyrë të pavarur dhe në grup;
- Të ketë aftësi organizimi dhe të mbajturit saktë të informacionit;
- Të ketë njohuri të mira të programeve bazë kompjuterik;
- Të ketë njohuri të mira gjuhës angleze;
- Eksperiencat e mëparshme te ngjashme përbëjne avantazh;
Informacion mbi përshkrimin e punës të “Specialist/e Administrimi”:
- Organizimi dhe administrimi i saktë i dokumentacionit;
- Identifikimi i bashkëpunëtorëve (artizanë) potencialë për të rritur gamën e produkteve;
- Realizimi i takimeve në terren sipas rastit;
- Të kryejë proçedurat operacionale me klientët dhe furnitorët;
- Administrimi dhe menaxhimi i kontratave;
- Të jetë përgjegjës për të menaxhuar rrjetet sociale, të përgatisë materialet që do të publikohen sipas një kalendari mujor etj;
- Të sugjerojë plane për të rritur audiencën në rrjete sociale;
- Etj.
Dokumentacioni që duhet të depozitohen:
- CV me foto;
- Kopje e diplomës dhe listës së notave;
- Kopje e ID;
- Kopje të dëshmive për njohjen e gjuhës angleze dhe gjuhëve të tjera (nëse disponon);
- Kopje e certifikatave të ndryshme kualifikimi.
Personat e interesuar janë të mirëpritur të përcjellin CV-në e tyre deri në datën 25 mars 2023, përmes njërës prej mënyrave të mëposhtme:
- Me postë, në adresën: SiCRED Distribution sh.p.k, Njësia Bashkiake Nr.5, Rr. “Brigada VIII”, Vila nr. 3/1, Kati i tretë, Tiranë
- Me email: contact@sicred-distribution.com.al ; onkita.kodra@sicred-distribution.com.al